Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosovë/ Radhë të gjata në pikat kufitare, në Merdarë pritja shkon deri në 2 orë
Fluksi i automjeteve në pikat e kalimeve kufitare të Kosovës vazhdon të jetë i ngarkuar edhe sot, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.Në dalje të pikës kufitare Merdarë, pritjet arrijnë deri në dy orë, me kolona automjetesh që zgjaten për një kilometër, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm tre deri në pesë minuta, pa kolona.Në pikën Muçibabë, kolona në dalje është rreth pesëqind metra, me pritje deri një orë për qytetarët, ndërsa në hyrje kolona është deri njëqind metra dhe pritjet shkojnë deri në 20 minuta.Te Dheu i Bardhë, kolona në dalje arrin katërqind metra, me pritje prej 40 minutash, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm pesë minuta dhe nuk ka kolona.Në kufirin me Malin e Zi, në pikën Kullë, kolona në dalje shkon deri...