Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VIDEO/ Rrezikuan të mbyteshin në Ujin e Ftohtë, shpëtohen 3 pushues nga Policia Kufitare
foto nga operacioni i shpëtimit VLORË- Tre pushues janë shpëtuar sot nga Policia Kufitare në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë, pasi rrezikoheshin në det për shkak të distancës së largët nga bregu. Sipas njoftimit zyrtar, një shtetase kishte dalë me kanoe në det, por ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe nuk mund të kthehej. Dy pushues të tjerë hynë me not për t’i ardhur në ndihmë, por përfunduan edhe ata në rrezik për shkak të distancës dhe lodhjes. Pas marrjes së njoftimit në Sallën Operative të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM) Vlorë, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe bëri të mundur shpëtimin e tre shtetasve, të cilët u nxorën në breg në...