Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit
Në ditët e fundit të vitit të kaluar, saktësisht në 27 dhjetor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender të majmë me vlerë 7.7 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit të Shtetit. Pasi u ankimua disa herë nga kompania Advanced Business Solution e Gerond e Meçes për kriteret që kishte vendosur AKSHI, më në fund tenderi u zhvillua në maj të këtij viti. Në garë u paraqitën 2 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Advanced Business Solution dhe Datalog me vlerë 5.1 milionë euro ose plot 2.5 milionë euro më poshtë se fondi limit. Megjithatë në fillim të qershorit, AKSHI shpalli vlerësimin e tenderit. Oferta e ABS dhe Datalog u skualifikua me justifikimin e përhershëm të...