Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit
Nga Albert Vataj Ka aktore që luajnë, dhe ka të tjera që jetojnë në çdo rol, duke e bërë atë pjesë të shpirtit të tyre. Rajmonda Bulku është prej atyre. Me një hir që nuk kërkoi kurrë të mbivendosej mbi personazhin, por që u shkrinë në të, ajo e mbushi kinemanë dhe teatrin shqiptar me dritë, me jetë, me ndjenja që nuk zbehen me kohën. Çdo personazh i saj nuk ishte thjesht një figurë në skenë, por një jetë e tërë që merrte frymë nëpërmjet saj. Në çdo shikim, në çdo fjalë, në çdo heshtje të saj, ndizej një shkëndijë që mbetej gjatë në zemrat e publikut. Ky është ai hir i pashpjegueshëm që vetëm të mëdhenjtë e kanë, që nuk shuhet as kur dritat...