Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Melania Trump i dërgon letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, përmes një letre personale që ia ka dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, kanë thënë dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan, Donald Trump ia ka dorëzuar letrën Putinit gjatë samiti të mbajtur më 15 gusht në Alaskë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Melania Trump – e lindur në Slloveni – nuk ka marrë pjesë në takimin në Alaskë.Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë hollësi për përmbajtjen e letrës, por vetëm që është përmendur zhvendosja e fëmijëve si pasojë e nisjes së luftës në Ukrainë. Dëbimi i fëmijëve ukrainas nga vendi i tyre është një çështje shumë e ndjeshme për Kievin. Ukraina e...