Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandal në Londër! Afganët që punuan me trupat britanike në rrezik, zbulohet shkelja e të dhënave që preku mbi 3000 persona
Mijëra afganë të sjellë në Mbretërinë e Bashkuar përmes skemës së zhvendosjes dhe ndihmës për bashkëpunëtorët e trupave britanike janë prekur nga një shkelje e sigurisë së të dhënave, pasi një nënkontraktor i Ministrisë së Mbrojtjes pësoi sulm kibernetik. Sipas raportimeve, deri në 3,700 persona mund të kenë pasur të ekspozuara të dhëna të ndjeshme si emrat, datat e lindjes, informacionet e pasaportës dhe numrat e referencës të skemës Arap (Afghan Relocations and Assistance Policy). Incidenti lidhet me kompaninë Inflite The Jet Centre, e cila ofron shërbime në aeroportin Stansted të Londrës. Shkelja ndodhi mes janarit dhe marsit 2024, periudhë gjatë së cilës shumë afganë u sollën në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e programit të zhvendosjes. Familjet e tyre u njoftuan përmes një emaili...