Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konflikt mes 5 personash në Kurbin, arrestohet një 37-vjeçar, 4 të tjerët shpallen në kërkim
Konflikt mes 5 personash në Kurbin, arrestohet një 37-vjeçar, 4 të tjerët shpallen në kërkim Njoftimi i policisë: Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri. Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje. Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt,...