Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri janë aktive dhe 3 në monitorim
NJOFTIMI I PLOTË: Situata e zjarreve në vend Aktualisht kemi 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 janë aktive dhe 3 në monitorim. * Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë. Në operacion sot janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca bashkiake, 8 forca të pyjores dhe 30 forca ushtarake të FA. Zjarri zhvillohet në pyje të larta dhe bimësi të dendur duke marrë drejtim nga fshati Valikardhë. Prezenca e tymit është e lartë dhe intensiteti i flakëve mbetet i fortë. Banesat nuk rrezikohen. Në vendngjarje ka operuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore. Aktiv * Bashkia Bulqizë: Vatra e zjarrit...