Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje
Më shumë se 54 mijë hektarë pyje dhe kullota janë djegur deri më tani nga zjarret në vendin tonë sipas të dhënave të Sistemit Europian të Monitorimit të Zjarreve, EFFIS. Sipas inxhinierit të pyjeve, Abdulla Diku, dëmet në mjedis, por edhe ekonomi janë kolosale. “Këtë vit, situata paraqitet ndër më dramatike, jo vetëm nga përmasat e zjarreve, por edhe në dëmtimet që ka pasur në bujqësi, blegtori e humbjes së jetës së një personi.” Mosmenaxhimi i pyjeve është një nga arsyet që po shtohen jo vetëm zjarret, por edhe sipërfaqet e djegura. “Para dhjetë ditësh, Shërbimi Pyjor është përbërë. Janë pushuar nga puna 700 ekspertë pyjesh me një të rënë lapsi. Në pyje, nëse gabon sot, do duhet një shekull për ta rikuperuar.” Sipas eksperti,...