Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen
Një ngjarje e rëndë është regjistruatr në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij, me të cilën bashkëjetonte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në banesën e çiftit në rrugën “Besim Alla”, në zonën e “Misto Mames”. Autori është arrestuar nga Policia dhe bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. C., ndërsa partnerja e tij është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas Policisë së Tiranës, krimi ka ndodhur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. “41-vjeçari F. C. pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – thuhet në njoftim....