Vuçiç grindet me gazetaren për shkak të një pyetjeje, kërcënoi me largim nga emisioni

Vuçiç grindet me gazetaren për shkak të një pyetjeje, kërcënoi me largim nga emisioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, pati një përplasje me moderatoren rreth vizitës së kancelarit të Austrisë, Christian Stocker. Sipas mediave në Serbi, Stocker kishte ardhur në Beograd për t’i përcjellë Vuçiçit mesazhin se Bashkimi Evropian nuk është i kënaqur me qëndrimin e tij ndaj protestave. Kur moderatorja e RTS-it iu referua kësaj, Vuçiç i cilësoi këto media “okupues.” Moderatorja komentoi shkurt se “atë e thotë ai, e jo ajo”, gjë që u bë shkas për presidentin serb që të kritikonte edhe vetë RTS-in, shërbimin publik në Serbi. “Unë e them, sigurisht, ashtu siç e them edhe që ju jeni ata që ndiqni një politikë të tillë, vetëm pak më të lyer, pak më të poshtër”, tha ai. Në...