Tiranë/ Plagosi me thikë bashkëjetuesen, vihet në pranga 41- vjeçari

Tiranë/ Plagosi me thikë bashkëjetuesen, vihet në pranga 41- vjeçari

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në rrigën Besim Alla, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij. Sipas policisë bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i ngjarjes, shtetasi F.C ka rënë në prangat e bluve të Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet. Njoftohet se bashkëjetuesja e 41-vjeçarit është nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezik për jetën. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).  Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku...