Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Liderët evropianë telefonatë të dytë me Zelenskyn, pa pjesëmarrjen e Trump. Mediat ruse: Topi në fushën e BE dhe Kievit
Bota E Shtunë, 16 Gusht 2025 11:03 Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar në një bisedë të dytë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mëngjesit të sotëm. Biseda po zhvillohet në grup së bashku edhe me liderët evropianë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Presidentin Zelensky. Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup liderësh që morën pjesë në thirrjen e mëparshme me Presidentin amerikan. Megjithatë, Donald Trump nuk është pjesë e kësaj telefonate të dytë. Por si e pasqyrojnë mediat ruse takimin Trump-Putin? Agjencia e lajmeve ruse Tass është përqendruar kryesisht në dy çështje: perspektivat që hap takimi në Alaskë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Rusisë dhe SHBA-së, dhe përgjegjësia për paqen, e cila tani është tërësisht në duart e Europës...