Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Qëllimi është gjithmonë paqja”, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhet e presidentit Trump pas takimit me Putin
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas takimit me liderin rus Vladimir Putin në Alaskë. “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook, shoqëruar me një foto bardhë e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus. Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një përparim të madh sot. Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, referuar bisedimeve me Putin.