Charles Bukowski, zëri i të përjashtuarve

Charles Bukowski, zëri i të përjashtuarve

Sot, më 16 gusht, bota kujton lindjen e Charles Bukowskit, poetin e humbësve të mëdhenj dhe fituesve të vegjël, njeriun që ktheu çdo plagë në varg dhe çdo gotë alkooli në metaforë. Ai erdhi nga pluhuri i rrugëve të Los Anxhelosit, i rrahur nga jeta, i përqafuar nga vetmia, por me një penë që digjte si cigarja e tij e përhershme. Bukowski nuk shkroi për heronjtë, as për të bukurën e përsosur; ai shkroi për burrin që bie e çohet pesëdhjetë herë, për gruan që largohet duke lënë një aromë parfumi të lirë pas saj, për shpresën që shuhet e ndizet sërish mes shisheve të zbrazura, transmeton KultPlus. Në ditëlindjen e tij, e ndjejmë sikur ai ende ecën nëpër rrugët e natës, me këmishën gjysmë...