Konflikti në Korçë/ 28-vjeçari plagoset me thikë, në pranga autori dhe katër persona të tjerë

Konflikti në Korçë/ 28-vjeçari plagoset me thikë, në pranga autori dhe katër persona të tjerë

FOTO ILUSTRUESE KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mollaj të Korçës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 28-vjeçari. Sipas Policisë së Korçës, i riu u godit me thikë nga një 41-vjeçar, i identifikuar si A. Q., banues në të njëjtin fshat. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ndërhyri dhe arrestoi autorin e dyshuar, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra gjatë përleshjes, por jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në bazë të pamjeve filmike të siguruara nga vendngjarja, rezulton se katër persona të tjerë janë përfshirë në përplasjen fizike. Të arrestuarit janë: I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç...