Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Liverpooli nis mbrotjen e titullit me fitore, Chiesa hero për “The Reds”
Ka nisur një sezon i ri i Premier League dhe kampionët në fuqi, Liverpool, nuk gabojnë në debutimin e tyre. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi 4-2 ndaj Bournemouth në “Anfield”, duke gëzuar tifozët e kuq. Golat për “The Reds” u shënuan nga Ekitike, Gakpo dhe mbi të gjitha nga Federico Chiesa, i cili vulosi fitoren me golin e avantazhit në minutën e 88-të. Bournemouth barazoi përkohësisht falë dopietës së Semenyo, por në fund, Salah shtoi golin e katërt duke mbyllur sfidën. Liverpool nis kështu mbrojtjen e titullit me tre pikë të plota dhe një paraqitje bindëse përpara publikut të vet.