Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump
Edhe pse takimi mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin nuk do të mbahej më në mënyrë private, siç ishte parashikuar fillimisht, një episod i pazakontë ndodhi gjatë rrugëtimit të tyre drejt vendit ku do zhvillohej samiti: dy liderët udhëtuan vetëm, pa përkthyes, brenda “Bishës”, automjetit presidencial të Shteteve të Bashkuara. Gjatë 10 minutave që u deshën për të mbërritur në vendin e takimit, ku më pas u bashkuan me nga dy këshilltarë secili, Trump dhe Putin patën mundësinë të bisedonin vetëm. Brenda mjetit ndodheshin vetëm shoferi dhe një agjent i Shërbimit Sekret. Putin ishte ulur në sediljen e pasme në të majtë, ndërsa Trump në të djathtën. Disa pamje të kapura fshehurazi tregojnë presidentin rus duke buzëqeshur. Është praktikisht e pamundur të dihet se çfarë...