Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Jezu Krishti ishte për 17 vite një murg budist në Tibet? Dhe teori të tjera të guximshme…
Është një nga misteret më të mëdha të historisë. Çfarë ndodhi me Jezu Krishtin, në kohën kur ai nuk përmendet nga shkrimet e shenjta pas moshës 12-vjeçare, vetëm për t’u rishfaqur rreth moshës 30-vjeçare, kur edhe filloi misioin e tij? Sigurisht, versioni gjerësisht i pranuar nga të krishterët, është se ai i kaloi ato vite duke ndihmuar të atin në punishten e tij si marangoz në Galile. Por për këtë pretendim, ka shumë pak referenca në Bibël. Në fakt, midis moshës 12-29 vjeç nuk ka asnjë regjistrim biblik të vendndodhjes së Jezusit në Palestinë. Por një dokumentar i BBC në vitin 2017, pretendoi se Jezusi ishte në të vërtetë, një murg budist dhe se ai nuk u kryqëzua nga romakët. Aristokrati rus Nikolas Notoviç botoi...