Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Petrit Ruka: Baladë pensionistësh
Petrit Ruka Poezi nga Petrit Ruka Në lagjen tjetër, një kafe e hidhur,Kushton dhjetë lekë më pak,Të tre bastunët e tyre drejt saj…Trak – trak, trak- trak, trak-trak.Pas tyre unë me qyqet në gjak…Sa e gjatë kjo rrugë për gjunjët e lodhur,(Më “i riu” me valvul në zemër,)Të dobët sa qesja e ilaçeve në xhepI anon dhe ecja merr shtrembër.Pas tyre unë me shpirtin në thembër…Të pestë me rrobat të blera tek “Gabi”“Republikën” e mbajnë mbi kokë,Mbi kapelen e tyre qiejtë shqiptarëRënkojnë po s’dëgjohen në tokë…Të pestë të ulur me kafen e lirëNga ajo që vjen era baltë,I thonë sho-shokut do bëhet më mirë,Se boll vuajtëm. Mjaft!Pas tyre unë… dhe kafja që pi-Tri gllënjka me naftë.Ai që ka radhën sot të paguajë,Numëron në xhep monedhat...