Ka marrë dëmtime pranë zemrës, 27-vjeçari i plagosur me thikë në Korçë niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Ka marrë dëmtime pranë zemrës, 27-vjeçari i plagosur me thikë në Korçë niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot (15 gusht)  në Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar u plagos me thikë. I plagosuri, A. Kodra, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën poshtë shpatullës dhe në anën e zemrës, dhe po dërgohet për kontrolle më të specializuara për të përcaktuar nëse ka pësuar dëmtime serioze. Autori i ngjarjes është identifikuar si Aleks Qiqi, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.