Brenda orarit, Vladimir Putin mbërrin në Alaskë

Brenda orarit, Vladimir Putin mbërrin në Alaskë

Bota E Premte, 15 Gusht 2025 21:13 Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, për të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi. Homologu i tij amerikan, Donald Trump ateroi i pari në Alaska, 30 minuta para shefit të Kremlinit, por ende nuk ka zbritur nga Air Force One. Trump ndodhet ende brenda avionit presidencial, aty ku Guvernatori Dunleavy dhe senatorët e Alaskës Murkowski dhe Sullivan kanë hipur për ta përshëndetur.