VIDEO/ Donald Trump mbërrin i pari në Alaskë, samiti me Putin nis në orën 21:00

VIDEO/ Donald Trump mbërrin i pari në Alaskë, samiti me Putin nis në orën 21:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur i pari në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage për takimin me Presidentin rus Vladimir Putin. Kurse kreu i Kremlinit pritet të mbërrijë pas pak. Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport. Më pas, në orën 21:00, dy Presidentët do të futen në një takim me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm në praninë e përkthyesve. Kremlini ka thënë se takimi mund të zgjasë rreth 7 orë, ndërsa Presidenti amerikan është shprehur se kohëzgjatja do të duket nga diskutimi pozitiv ose jo.