Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt

Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në mesazh presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në  miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan. “Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”,  shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj. Letra e presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.