Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbën në Malin e Gomenit, policia shpëton turistët nga Australia
Një çift turistësh nga Australia që kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit në Malin e Gomenit në Kamëz, janë shpëtuar nga policia. Çifti i bashkëshortëve kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur, me bimësi të dendur. Ata u gjetën pas disa orë kërkimesh nga blutë e Kamzës, duke i ndihmuar edhe që të zbrisnin. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem.