Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rama publikon pamje nga Bjeshkët e Dobërdolit, destinacion i veçantë në Tropojë
Tropoja dhe Alpet e saj kanë njohur rritje të vazhdueshme të vizitorëve dhe turistëve duke e zgjedhur si një destinacion të veçantë të turizmit malor. Një prej destinacioneve është edhe Bjeshka e Dobërdolit e vendosur në lartësitë e maleve të Tropojës 2200 m mbi nivelin e detit, në pjesën e sipërme të luginës se Gashit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga lugina e bjeshkëve të Dobërdolit, e rrethuar nga gjelbërimi dhe me kuajt që enden të lirë mes kësaj bukurie natyrore alpine. Në pjesën e sipërme të luginës gjenden disa liqene akullnajore, më i madhi prej të cilëve është liqeni i Dashit në një lartësi prej 2175 m. Ky është edhe një ndër liqenet akullnajore më të mëdhenj të Alpeve tona....