Protesta kundër Putinit në Alaska

Protesta kundër Putinit në Alaska

Pamjet nga protesta ALASKË- Qindra persona kanë dalë në rrugët e qytetit Anchorage, Alaskë, duke valëvitur flamuj ukrainas dhe banderola pro-ukrainase, në shenjë proteste të pushtimit të vendit nga Rusia.  Protestuesit mbajnë flamuj ukrainas dhe banderola me fraza të tilla si "Alaska është në anën e Ukrainës" dhe "arrestoni Putinin!". PAMJET NGA PROTESTA:  Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të takohen sot në Alaska. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Pas caktimit të takimit, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë./ZËRI