Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Begaj merr letër nga Trump: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët
Presidenti Bajram Begaj mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në mesazh, Presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan. “Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”. – shkruan Presidenti Trump ne letrën drejtuar Presidentit Begaj. Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.