Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional
Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook se është emëruar Këshilli i ri Profesional. “Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se Qendra Kinematografike e Kosovës, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, ka emëruar Këshillin e ri Profesional.” – shkruhet në postimin e publikuar. Këshilli Profesional përbëhet nga: Eroll Bilibani, Agnes Nokshiqi, Nita Deda, Urtina Hoxha, Brikena Mulliqi – Përfaqësuese e MKRS-së. Emërimi i këtij këshilli është një hap i rëndësishëm për të forcuar më tej infrastrukturën institucionale të sektorit të filmit në Kosovë, duke i dhënë prioritet politikave që promovojnë kreativitetin dhe zhvillimin e industrisë kinematografike. Ky është një moment kyç për filmbërësit, pasi ofron mundësi të reja...