Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Protesta të dhunshme në Serbi, zyrat e partisë së presidentit Vuçic në flakë, plagosen pesë efektivë policie
Edhe mbrëmjen e së enjtes, disa qytete të Serbisë u “pushtuan” nga protesta masive. Përplasje të forta janë regjistruar në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Valjevo. Në Novi Sad, protestuesit hynë me forcë në ambientet e Partisë Progresive Serbe, duke thyer xhamat, dëmtuar pajisjet dhe hequr kamerat e sigurisë. Ndërkohë, në Beogradin e Ri, një grup i vogël demonstruesish hodhi fishekzjarrë drejt ambienteve të partisë së presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa disa kontejnerë iu vunë flakës. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Përleshje të mëdha janë raportuar edhe përpara Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, ku protestuesit janë përplasur dhunshëm me forcat e rendit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të paktën pesë oficerë policie janë plagosur dhe 14 protestues janë arrestuar. Prej muajsh,...