Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi në Hamburg, sekretet e Helsinkit dhe bisedat private, dritëhijet e ‘miqësisë’ Trump-Putin
“Mendon se Putin do të vijë në konkursin e Miss Universe në nëntor? Dhe nëse po, a do të bëhet shoku im i ngushtë?”, shkruante dikur Trump në Twitter. Ishte viti 2013 dhe ai po planifikonte që konkursi të transmetohej në NBC, kanal ku ishte bashkëpronar. Rusia ka qenë gjithnjë një fiksim i Trump, shkruan Il Corriere della Sera. Prej 1986, gjatë një darke ku ishte ulur ngjitur ambasadorit sovjetik për Kombet e Bashkuara, Yuri Dubinin, ai i rrëfeu për ëndrrën që të ndërtonte Trump Toëer në Moskë si një sipërmarrje e përbashkët me Kremlinin. Vizita e tij e parë në kryeqytetin sovjetik ndodhi një vit më pas. Aty, nis misteri. Sipas një ish-agjenti kazak që punonte për KGB, Alnue Mussaiev, shërbimet sekrete të Lubyanka rekrutuan Donald...