Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
30 milionë euro garanci sovrane në bujqësi – Detajet e marrëveshjes me 11 banka tregtare, afati i aplikimit deri më…
Qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend për të bërë të mundur aplikimin e garancisë sovrane prej 30 milionë eurosh në sektorin bujqësor. Afati i aplikimit pranë bankave tregtare për kredi përfundon më 20 nëntor 2025 dhe kreditë duhet të disbursohen jo më vonë se 20 dhjetor 2025. Qëllimi i skemës së garancisë është që të stimulojë huadhënien nga bankat për ti mundësuar ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë si dhe fermerëve të pajisur me NPT, investime për asete fizike dhe teknologjike që rritin kapacitetet prodhuese, cilësinë e prodhimit dhe eficiencën operacionale të tyre. Sipas marrëveshjes, qeveria merr përsipër të paguajë 70 % të huasë së marrë nga bankat në rastin kur nuk shlyhet nga huamarrësi,...