Në pranga dy shqiptarë, po trafikonin 11 kg kokainë, ja si u kapën autorët

Në pranga dy shqiptarë, po trafikonin 11 kg kokainë, ja si u kapën autorët

Policia e Torinos ka goditur një rrjet të trafikut të drogës, me një total prej 11 kg kokainë të kapur në aksione të ndryshme në Nichelino. Tre persona të dyshuar u arrestuan. Ata janë 2 shqiptarë dhe një italian, që besohet se janë edhe drejtues të grupit të shpërndarjes së drogës në zonë. Ndërhyrja e policisë u bë në momentin që po bëhej shpërndarja e një ngarkese prej 7,7 kg kokainë, nga një makinë në tjetrën. Agjentët siguruan informacione për marrëveshjen e shkëmbimit në afërsi të zonës industriale të Nichelinos. Ata më pas organizuan një operacion mbikëqyrjeje që dha rezultate: disa orë më vonë, dy makina me 3 persona në bord mbërritën, pothuajse njëkohësisht. Ndërsa njëra makinë ndaloi në një parking, tjetra bëri një xhiro...