Pas Syrit të Kaltër, kishave e teqesë, cilat monumente rrezikohen?

Pas Syrit të Kaltër, kishave e teqesë, cilat monumente rrezikohen?

Në këto ditë e net betejash me flakën, edhe monumentet e kulturës, apo objekte të kultit e trashëgimisë shpirtërore rrezikohen nga zjarri. Flakët që përhapen me shpejtësi në fshatrat e jugut e kudo në vend janë kambana e alarmit edhe për pasuri të tilla. Parku Natyror te Syri i Kaltër ishte një alarm i parë, por brenda ditës alarmi ra edhe për Parkun Natyror Korab-Koritnik. Në Gramsh, flakët u përhapën me shpejtësi, po aq sa edhe raportimet për situatën e rënduat në fshatrat Sojnik, Snosem, në vendin e quajtur Teqeja e Komjanit. Kisha në Lefterohor të Delvinës është djegur si pasojë e flakëve që përfshinë këtë të mërkurë fshatin. Sipas priftit që shërbente në këtë kishë, ikonat dhe afresket janë djegur e dëmtuar. Ndërtesa sapo...