Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbi 50 mijë ha/ Shqipëria me sipërfaqen më të madhe në Europë të djegur nga zjarret
Shqipëria është vendi i parë në rajon dhe Europë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani si pasojë e 93 zjarreve në pyje e kullota është më e madhja ndonjëherë. Maqedonia e Veriut është shteti i dytë në Ballkanin Perëndimor për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret këtë vit me gati 26 mijë hektarë. Më pas renditen Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Kjo e fundit...