Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, pyje dhe bimësi të dendur, duke djegur mbi 91 hektarë sipërfaqe dhe rreth 20 rrënjë ullinj. Aktualisht, vatra aktive raportohen në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Në zonën e “Livadhi i Peladhisë”, në Bulqizë, është djegur një sipërfaqe prej rreth 19 hektarësh, ndërsa në Parkun Kombëtar të Lurës flakët kanë përfshirë një zonë me pisha dhe livadhe, duke shkrumbuar afro 30 hektarë. Në fshatin Zambish të Rrogozhinës, zjarri vijon...