21 inspektime në gjykata dhe prokurori nga ILD, nuk shpëton as SPAK

21 inspektime në gjykata dhe prokurori nga ILD, nuk shpëton as SPAK

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka intensifikuar punën për të monitoruar dhe analizuar funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend. Gjatë vitit 2024, janë finalizuar 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, ndërkohë që numri total i inspektimeve të kryera që nga krijimi i institucionit ka arritur në 21 inspektime, 12 prej të cilave janë përfunduar dhe të publikuara në faqen zyrtare të ILD-së, me 118 rekomandime në total. Këto inspektime të ILD-së kanë pasur në fokus aspekte të ndryshme të funksionimit të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë trajtimin e kërkesave për “lirimin me kusht” nga 15 gjykata të shkallës së parë dhe 5 ish-gjykata të Apelit, masat e sigurimit personal për veprën penale të armëmbajtjes pa leje në prokuroritë e Fierit, Shkodrës dhe...