“Vetëm valixhja na ka mbetur”: Shqetësimi i serbëve në Graçanicë përballë unitetit shqiptar

“Vetëm valixhja na ka mbetur”: Shqetësimi i serbëve në Graçanicë përballë unitetit shqiptar

Foto ilustruese Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga frika se nuk do të mund të votojë në zgjedhjet lokale të tetorit, pasi i kishte ndjekur thirrjet e përfaqësuesve politikë dhe kishte bojkotuar regjistrimin e popullsisë në Kosovë në vitin 2024. Pse është e rëndësishme për të që të votojë këtë herë? Sepse nuk dëshiron që në krye të asaj komune të vijë dikush nga komuniteti shqiptar, pasi partitë më të mëdha shqiptare janë bashkuar në një listë të vetme atje. Këtë komunë, prej vitesh, e udhëheq Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi zyrtar. Edhe pse lista zgjedhore nuk lidhet me regjistrimin e popullsisë, Svetozari thotë se dëshiron ta realizojë të...