Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tre të vdekur në Spanjë nga zjarret shkatërruese! Vala e të nxehtit ekstreme “mbërthen” Europën
Zjarret masive që kanë përfshirë Spanjën kanë marrë tre jetë brenda javës, ndërsa temperaturat ekstreme vazhdojnë të godasin pjesë të mëdha të Europës. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, paralajmëroi se rreziku mbetet “ekstrem”, ndërsa qeveritë e kërkojnë ndihmë nga vendet fqinje. Viktima e fundit është një zjarrfikës vullnetar në rajonin Castile dhe León, i cili humbi jetën pas një beteje të gjatë me flakët. Një tjetër vullnetar në të njëjtin rajon vdiq të martën, ndërsa një burrë në periferi të Madridit humbi jetën të hënën teksa përpiqej të shpëtonte kuajt nga një stallë në flakë. “Vdekja na godet sërish me humbjen e një tjetër vullnetari në León,” deklaroi kryeministri Sánchez, duke falënderuar “heronjtë” që po mbrojnë popullsinë nga zjarret. Ndërkohë, në Patras të Greqisë, zjarrfikësit...