Bilanci nga zjarret, Shqipëria e para në Europë për sipërfaqen e djegur

Bilanci nga zjarret, Shqipëria e para në Europë për sipërfaqen e djegur

Shqipëria për fat të keq është në vend të parë në rajon dhe në Europë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani si pasojë e 93 zjarreve në pyje e kullota është më e madhja ndonjëherë. Maqedonia e Veriut është shteti i dytë në Ballkanin Perëndimor për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret këtë vit me gati 26 mijë hektarë. Më pas renditen Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi,...