Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Digjet fshati Kullollas, hiri është gjithçka që ka mbetur
Flakët nuk po kursejnë pyjet në vend. Nga pyjet e gjelbra të fshatit Kullollas, gjithçka ka mbetur është hiri. Në këtë fshat nisi tre ditë më parë, zjarri që u përhap në shtatë fshatra të tjerë të Gramshit. Flakët i morën jetën një të moshuari, shkrumbuan qindra hektarë pyje dhe dhjetëra shtëpi. Në Kullollas duken qartë dëmet që shkaktoi zjarri masiv. Pyjet janë shfarosur dhe pemët janë shndërruar në hi.