Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Euro bie në minimum historik. Monedha e fortë shqiptare, ekonomia në provë, por një udhë e ngushtë e pret lekun!
Rënia e Euros në nivelin rekord prej 97.15 lekësh, e regjistruar këtë të enjte nga Banka e Shqipërisë, është shumë më tepër se një shifër teknike në tabelat e këmbimit valutor. Ajo është një sinjal i qartë se ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re, ku përfitimet afatshkurtra të një monedhe të fortë mund të mbulojnë plagët që po krijohen në disa sektorë kyç. Sezoni turistik dhe “lumë” valutash Në këtë histori, turizmi është “ylli” kryesor. Sezoni veror, i mbushur me vizitorë të huaj dhe emigrantë që sjellin valutë, ka shtuar ndjeshëm ofertën në treg. Vetëm në tremujorin e parë, turizmi solli 295 milionë euro të ardhura neto — një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Ky fluks është bekim...