Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…
Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu u shpreh se ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug e ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë. Sipas Balliut, zjarret janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, shpërdorimit të fondeve publike, si dhe kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi i pushtetit. ‘Sot, ndërsa Shqipëria digjet nga veriu në jug, ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra e spitale, ndërsa zjarrfikësit tanë luftojnë si heronj të braktisur pa mjete, qeveria e Edi Ramës vazhdon të vjedhë pa asnjë drojë. Këto zjarre nuk janë thjesht tragjedi natyrore – ato janë pasojë direkte e korrupsionit qeveritar, e shpërdorimit të fondeve publike, e kapjes së emergjencave civile nga klientelizmi...