Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 20 vjeçari belg kapet në Rinas, ja për çfarë akuzohet
Një 20-vjeçar, banues në Belgjikë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale është arresuar në Rinas. I riu me iniciale A. K., konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt Maltës.. Raportohet se Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”. Njoftimi: Rinas/ Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tiranës dhe partnerëve europianë. Si rezultat, një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat...