Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Raporti i DASH për Shqipërinë: Shqetësuese paraburgimi i zgjatur dhe vonesat në sistemin gjyqësor
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe Shqipërinë për vitin 2024, ku theksohet se gjatë vitit të kaluar nuk janë shënuar ndryshime të rëndësishme në këtë fushë. Sipas raportit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të besueshëm për identifikimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Megjithatë, problemi i arrestimeve dhe paraburgimeve të zgjatura pa akuza mbetet shqetësues. Organizata të pavarura si Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit kanë evidentuar se periudha e gjatë e paraburgimit para gjykimit vazhdon të jetë një problem i vazhdueshëm. Ligji parashikon që hetimet paraprake të përfundojnë brenda tre muajsh, me mundësi zgjatjeje nga prokurori, ndërsa paraburgimi nuk duhet të...