Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Avionët janë duke u blerë”/ Ministri sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret
Pirro Vengu TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një komunikim për mediat nga Delvina tregoi situatën aktuale në këtë zonë dhe zonën e Gramshit më të prekurat nga zjarret e mëdha të një dite më parë. Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme. Sipas tij, avionët po prodhohen por ende nuk kanë përfunduar. “Ne kemi iniciuar dhe përmbyllur procedurën për një investim. Duhet të dimë se që nga viti 2007, Shqipëria nuk ka pilotë avionësh. Ky është realiteti që kemi trashëguar. Ndaj kemi hapur dhe një shkollë aviacioni që do fillojë të operojë në Vlorë....