Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pasojat e zjarreve në shëndet, në urgjencën e Gjirokastrës trajtohen zjarrfikës e banorë të zonave të djegura
Këtë periudhë kur vatrat e zjarreve vazhdojnë të jenë aktive në rajonin jugor, urgjenca e spitalit të Gjirokastrës u ka ardhur në ndihmë si banorëve të zonave të prekura ashtu edhe punonjësve të aktivizuar për shuarjen e tyre. Rastet kanë qenë të përditshme bëjnë të ditur burime nga ky shërbim, por deri tani kanë kaluar pa problematika madhore. “Kemi pasur një fluks qoftë nga persona që jetojnë në zonat e prekura nga zjarri, qoftë personeli që kanë shkuar atje për shuar zjarrin ose për të asistuar banorët që janë në situata emergjente. Një pjesë e tyre kanë ardhur në urgjencë. Nuk kemi pasur raste të rënda, kryesisht raste që kanë qenë në kontakt me tymrat, me një ulje të oksigjenit”, tha mjeku Bledar Çela. Shërbimi...