Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit

Zjarret në Gramsh/ Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut, aktive vatra në malin e Komjanit

Shpëtohet kurora e gjelbër e zonës së mbrojtur në Liqenin e Dushkut në Gramsh. Zjarri në këtë pjesë është fikur falë angazhimit maksimal edhe të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura. Aktualisht vatër aktive më e madhe është ajo në malin e Komjanit. Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë. Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë...