Serbia arreston dy shqiptarë në kufi me dyshimin për krime lufte në Kosovë në 1999

Serbia arreston dy shqiptarë në kufi me dyshimin për krime lufte në Kosovë në 1999

Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq. Siç raportohet, të arrestuarit janë X. E. (1976) dhe B. E. (1973). Siç deklaroi ai, ata u  arrestuan me të hyrë në Serbi. Sipas mediave serbe. ky është njoftimi i parë publik nga Ministri i Brendshëm në lidhje me arrestimet gjithnjë e shpeshta të ish-anëtarëve të UÇK-së që kalojnë nëpër Serbi. “Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës ‘UÇK’, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata rrëmbyen një...