Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin tre mujor raportohet se huatë e marra nga banka janë rritur me 17.9% për blerje të apartamenteve edhe pse cmimet për m2 të banesave janë në rritje. Efekt në këtë rast kanë normat e ulëta historike të interesit dhe aplikimet e shtuara para hyrjes në fuqi të masave shtrënguese makroprudenciale. Paralelisht, kreditë konsumatore arritën një rritje rekord prej 19.3%, e ndikuar nga përmirësimi i kushteve të ofertës. Në segmentin e individëve, normat e interesit për kreditë hipotekare kanë mbetur të qëndrueshme në 3.8%, afër mesatares së regjistruar që nga qershori 2024 pas lehtësimit të politikës monetare. Ndërkohë, normat e interesit për...